Bakojani: Marrëveshja e Prespës tanimë po prodhon rezultat, referendumi si duket do të kalojë

“Për momentin, sipas të gjitha gjasave skenar është që referendumi do të kalojë, kështu duket, por nuk jam banore e IRJM-së ta di”, thotë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, njofton Portalb.mk.

Ajo ka thënë se “marrëveshja e Prespës tanimë po prodhon rezultate”, ndërkaq duke i komentuar deklaratat e panos Kamenos tha se “serioziteti dhe Kamenos janë dy fjalë të cilat rëndë shkojnë bashkë”.

“Kamenos nuk e shfrytëzoi mundësinë e vetme që iu dha kur Demokracia e Re të dorëzojë propozim për votëbesim të Qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Kuvend në mënyrë të detajuar u analizua rezultati i nënshkrimit që e ka vendosur Koxias gjatë procesit të Prespës. Atë e kam thënë qartë dhe me zë. Realiteti është se zotëri Kamenos është fshehur pas retorikës së tij të njohur, e ka mbrojtur Qeverinë dhe i ka dhënë stilograf Koxiasit ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës. Ndërkaq, Marrëveshja e Prespës tanimë vetëm se prodhon rezultate juridike, nuk ekziston dyshim për atë”, tha Bankojani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button