Ukraina anulon marrëveshjen e miqësisë me Rusinë
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka nënshkruar një dekret, duke i dhënë fund Marrëveshjes së miqësisë ruso-ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dekreti është publikuar sot në faqen zyrtare të presidentit.
“Marrëveshje mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse” u nënshkrua në vitin 1997, duke i përshkruar të dy vendet si “aleatë strategjik”.
Marrëveshja thotë se dy vendet, Rusia dhe Ukraina “do të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe do të riafirmojnë pacenueshmërinë e kufijve ekzistues midis tyre”.
Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në kundërshtim me një nga nenet kryesore të marrëveshjes.