Asnjëherë mos lëshoni mundësi të mirë, porositi Tusk në gjuhën maqedonase (VIDEO)

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, në gjuhë maqedonase nëpërmjet Tuiterit ka porositur që “asnjëherë të mos lëshohet mundësia e mirë. Ai flet për hyrjen e Polonisë në BE”, njofton Portalb.mk.

“Përpara 30 viteve i mobilizuam të gjithë miqtë dhe familjarët dhe votuam për ndryshim – sot Polonia i shfrytëzon në mënyrë të pakufizuar mundësitë që i ofron BE. Nuk do t’u flisja, nëse nuk do të besoja se mund të keni sukses edhe ju”, thotë Tusk, i cili thekson se në jetë shumë rrallë mund të ndryshohej fati”, thotë Tusk, nëpërmjet video-mesazhit përpara referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, ku qytetarët do të duhet që të japin nëse e pranojnë Marrëveshjen me Greqinë për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button