Organizohet aksioni “Maqedonia pa mbeturina”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me shoqatën për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor “Go green” nga Shkupi dhe Bashkia e Shkupit organizojnë aksion “Maqedonia pa mbeturina 2018” që do të fillojë sot. Fillimi i këtij aksioni do të shënohet në Komunën e Kisella Vodës nga ana e zëvendës-ministrit i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli.

Aktivitet për mbledhjen e mbeturinave do të zhvillohen ne dy lokacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me përkrahjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës Komuna e Kisella Vodës pjesë e aksionit kombëtar për pastrimin e mbeturinave do të jenë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e të gjithë shkollave fillore që janë nën kompetencën e komunës.

Nga Komuna e Kisella Vodës me rastin e Ditës Botërore për pastrim ju bëri thirrje qytetarëve të tregojnë lokacioni ku ka mbeturina të egra, dhe ku do të ndihmonin për suksesshmëri më të madhe në aksionin e pastrimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button