Departamenti i Shtetit shpreson se referendumi do të ketë sukses

Në vigjilje të vizitës së sotme të Ues Miçel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në Maqedoni, Departamenti amerikan i Shtetit shfaqi shpresë për sukses në referendum dhe sërish e përmendi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës.

Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi theksoi se Departamenti i Shtetit theksoi se implementimi i Marrëveshjes me Greqinë do të mundësojë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si Maqedonia Veriore.

“Kjo do ta lehtësojë hapjen ne bisedimeve për anëtarësim në BE, me çka do të kenë dobi dy vendet, e ajo është përforcimi i sigurisë rajonale dhe nxitja e zhvillimeve”, qëndron në kumtesën dërguar MIA-s.

Më tej, nga Departamenti i Shtetit edhe një herë përsëritën se e mbështesin Marrëveshjen historike të Prespës dhe e vlerësojnë lartë vizionin e shprehur, inkurajimin dhe këmbënguljen e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

LEXO: Ves Miçel sot në Shkup do të jep përkrahje për referendumin

Në Shkup sot vjen ndihmës-sekretari shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, ndërsa për fundjavën është caktuar vizitën edhe e sekretarit shtetëror për mbrojtje, Xhejms Matis. Dy të ftuarit e lartë amerikanë vijnë që të shprehin mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm dhe për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO.

Nga Shkupi, Miçel largohet për udhëtim në Athinë, ndërsa para se të udhëtojë në Maqedoni ishte për vizitë në Tbilisi, Gjeorgji.

http://portalb.mk/555180-perfaqesuesja-e-larte-e-be-se-mogerini-sot-nga-carshia-e-shkupit-do-te-jep-mesazhin-e-saj-per-maqedonine/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button