“Paketë me 10 çështje”, Kotzias: Së shpejti mbyllim negociatat me Shqipërinë

Nga Oslo, ku mori pjesë në takimin e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e përqendroi fjalimin e tij te roli i Greqisë, si liderë në rajonin e Ballkanit dhe sfidat për të përmirësuar bashkëjetesën me fqinjët, duke vendosur theksin te marrëdhënia me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E teksa diplomacinë greke e cilësoi “paqësore, me dinamikë inteligjente dhe pro dialogut”, Kotzias nënvizoi se shumë shpejt do të finalizohet marrëveshja me Shqipërinë për detin dhe çështje të tjera bilaterale.

“Përmes politikës proaktive të jashtme, ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, dhe kështu me radhë. Çështja është që këto probleme u krijuan dhe nuk u zgjidhën gjatë Luftës së Ftohtë. Shqipëria ishte nën regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, kështu që nuk kishte shanse për të negociuar me të. Prandaj, mendimi ynë ishte dhe ende është që t’i zgjidhim këto çështje duke marrë iniciativa”, tha Kotzias.

Ai theksoi se Greqia nuk është egocentrike dhe ia atribuoi vullnetit të vendit të tij për paqen, arritjen e “Marrëveshjes së Prespës” për emrin e ri të Maqedonisë.

“Marrëveshja e Prespës nuk është as rezultat i rrethanave në Shkup apo në rajon, as rezultat i “presioneve të jashtme”, siç u theksua shpesh nga partitë e opozitës në Greqi. Përkundrazi, ishte vetë zgjedhja jonë për të ndërmarrë një qasje proaktive, për të përcaktuar marrëdhëniet tona të jashtme në vetvete, jo që të përcaktohen nga të tjerët. Unë jam Ministri i parë i Punëve të Jashtme greke që kam vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në një konferencë shtypi, pas katër orë konsultimesh dhe para 400 gazetarëve u thashë atyre se ne e shohim vendin e tyre si “dhuratë e Perëndisë”, por që ata kishin “Kumbarin” e gabuar. Në këtë mënyrë, doja të bëja dallimin dhe të thosha: “Jemi të kënaqur që ti ekziston, por problemi është emri yt. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne kemi probleme të tjera me ju. Kam ndjenjën se pas vitesh, kjo ishte hera e parë që filluan të rishikojnë gjërat”, theksoi Kotzias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button