Mustafa për Vuçiqin: Është e papranueshme të flet për resurset tona si të ishin të tijat

Deklaratat e Aleksandër Vuçiqit për resurset natyrore të Kosovës po i konsideron si të papranueshme kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK-së përveç këtyre deklaratave të Vuçiqit, si jo kushtetues e ka cilësuar edhe veprimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij po shpreh pretendime territoriale ndaj një vendi fqinj.

“Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negociueshëm me askënd për aq sa nuk është e negociueshme pavarësia e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button