Sot shënohet 27-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë

Republika e Maqedonisë sot shënon 27-vjetorin e referendumit të suksesshëm në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran. Mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes “A jeni për një Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”, raporton anadolu Agency (AA).

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Pas 27 viteve të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në BE dhe NATO, ndërtimi i institucioneve në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe kualitetit të jetës mbeten qëllime të vendit.

Ceremonia qendrore e shënimit të Pavarësisë së Maqedonisë do të mbahet mbrëmjen e sotme para godinës së Qeverisë së Maqedonisë, ku do të adresohet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ndërkohë, sot për vizitë në Maqedoni do të qëndrojë kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila do të zhvillojë takim me kryeministrin Zaev, por ende nuk është konfirmuar nëse ajo do të marrë pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button