Hoxhaj: Vuçiq po ndjek politikat shoviniste hapave të Millosheviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq se po i shkon hapave të Sllobodan Milloshevicit duke ndjekur politikat shoviniste të kohës së tij ndaj Kosovës.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se me insistimin për ta vizituar liqenin e Ujmanit, Vuçiq po përpiqet të shpërndajë urrejtje ngjashëm me ideologjinë e Millosheviqit. Ai shtoi se emrat e politikanëve në Serbi kanë ndryshuar, por politikat shoviniste kanë mbetur të njëjtat. Tha se këto politika siç kanë dështuar atëherë, do të dështojnë edhe tash, transmeton Gazeta Blic.

“Vuciqi po vazhdon hapave të Millosheviqit: dëshiron ta vizitojë Ujmanin për të shpërndarë urrejtjen e njëjtë siç bëri babai i tij ideologjik para 30 vitesh. Emrat e politikanëve në Serbi, por politikat shoviniste kanë mbetur të njëjtat. Kanë dështuar atëherë, dhe do të dështojnë edhe tash”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button