Bezhovska: Pa investimeve kapitale s’ka rritje ekonomike

Pa realizimin e investimeve kapitale, rritja e dëshiruar ekonomike nuk do të arrihet, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhovska, sipas së cilës të dhënat më të fundit për rritjen e PBV-së prej 3.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë se hendeku midis parashikimeve dhe arritjeve po fillon të ulet. Por, siç tha ajo, dy tremujorët e ardhshëm janë të rëndësishëm për atë se në çdrejtim do të lëvizë ekonomia, transmeton Alsat M.

“Në dy tremujorët e parë, nëse e shohim në mënyrë koumulative, ka një rritje ekonomike prej 1.6 për qind. Parashikimet tona për gjysmën e parë të vitit ishin rritje me rreth 3 për qind. Megjithatë, nëse shihen të dhënat , vizavi projeksioneve tona, është e qartë se lëshimi dhe dështimi janë të përqendruara në segmentin e investimeve dhe një pikë kyçe do të jetë rivitalizimi i ciklit të investimeve në ekonominë tonë”, theksoi Anita Angelovska Bezhovska, guvernatore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button