Kremlini mohon se “ëndërr” e Putinit është të shpërbëjë BE-në

Kremlini i hodhi poshtë pretendimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “ëndërron” për shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Mohimi nga zëdhënësi Dmitry Peskov u bë pasi Macron, në një intervistë për transmetuesin publik suedez, tha se dëshiron të punojë me Putinin, pavarësisht planeve të dyshuara “malinje” të tij për BE-në, transmeton REL.

“Unë e respektoj Vladimir Putinin dhe unë jam një nga ata liderë që thonë se duhet të ndërtojmë një arkitekturë të re të sigurisë dhe mbrojtjes me Rusinë. Ne duhet të bisedojmë me Rusinë. Por, ëndërr e Vladimir Putinit është të shpërbëjë BE-në”, tha Macron.

Peskov i mohoi qëllimet keqdashëse drejt Evropës.

“Është në interesin tonë që BE të jetë e begattë dhe e qëndrueshme”, tha ai.

Peskov po ashtu tha se Putin po punon për të zhvilluar lidhjet me vendet anëtare të BE-së dhe për të forcuar bllokun.

Macron dhe Putin u takuan për herë të fundit gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit që u mbajt këtë verë në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button