Hulumtim: “Aspirina” nuk u ndihmon të gjithëve

Një dozë e vogël “Aspirine” në ditë, siç konsiderohet, u ndihmon atyre që kanë përjetuar infarkt në zemër,  por rezultatet e hulumtimit të ri tregojnë se për njerëzit e tjerë ilaçi nuk ka efekt të madh.

“Njerëzit të cilët kanë pasur goditje në zemër ose në kokë mund të kenë efekt nga “Aspirina”. Ai e zvogëlon rrezikun nga përsëritja e goditjes dhe rekomandohet”, konsideron dr. Holi Anderson nga Spitali  Presbiterian në Nju-Jork.

Te pacientët me rrezik mesatar të problemeve në zemër, të dhënat tregojnë  se “Aspirina” nuk u ndihmon, me siguri sepse më parë kanë përdorur ilaçe të tjera.

“Rreziku nga problemet e zemrës me kohë ndryshon dhe ajo pjesërisht varet edhe nga ne, përkatësisht nga mënyra me të cilën i kontrollojmë disa  nga arsyet dhe simptomat”, thekson dr. Majkëll Gasijano.

Sipas hulumtimit të ri të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, e cila ka përfshirë mbi 15.000 persona të cilët kanë diabet, kanë vërejtur rrezik të rritur nga gjakderdhja e madhe.

“Konfirmuam se rreziku nga hemoragjia u rrit për 30 për qind,  për shkak të së cilës menjëherë duhet të shkohet në spital. Kryesisht, ajo ndodh në stomak, sy dhe në kokë. Nëse bëhet fjalë për syrin,  mund t’ua rrezikojë edhe shikimin”, paralajmëron Xhejn Armitdixh nga Universiteti i Oksfordit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button