Skandali i VW-së, mund të jenë përfshirë edhe automjetet me benzinë

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen (VW) pas automjeteve me naftë pretendohet se ka manipuluar edhe testet e emetimit të gazit në disa motorë me benzinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës gjermane “Bild am Sonntag” pretendohet se janë manipuluar testet e emetimit në disa automjete me benzinë VW, Audi dhe Porsche të kompanisë Volkswagen.

Në lajmin i cili bazohet në dokumentet dhe dëshmitarët e hetimit të prokurorisë së Mynih-ut thuhet se mund të jenë manipuluar marshet dhe programet e automjeteve për të treguar më të ulët vlerën e emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) dhe konsumin e karburantit.

Ndërkohë që nga grupi i Volkswagen nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen, bëhet e ditur se një zëdhënës në shtypin gjerman ka theksuar se nuk do të bëjë komente në lidhje me hetimin dhe ka shtuar se kompania në muajt e fundit ka zhvilluar bisedime intensive me Zyrën Federale të Transportit Motorik.

“Ende nuk ka prova të manipulimit te motorët me benzinë të VW” 

Ndërsa në lajmin e agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), të cili e bazon sipas informacioneve të marra nga Ministria federale e Transportit thuhet se deri më tani nuk është gjetur ndonjë provë në lidhje me ndonjë manipulim të emetimit nga grupi VW në automjetet me benzinë.

Grupi VW i cili përfshin markat e automjeteve si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat , Skoda, Bugatti, Scania dhe Man parashikohet se ka paguar një gjobë prej rreth 27 miliardë euro për shkak të skandalit të mëparshëm tek automjetet me naftë.

Përveç kësaj, prokuroria po vazhdon hetimin për skandalin e emetimit për Volkswagen. Në këtë kuadër janë kryer kontrolle në disa ambiente të kompanisë dhe u ndaluan disa persona duke përfshirë zyrtarët e lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button