Hoteli nostalgjik në Bruksel ofron udhëtim imagjinar me tren

Hoteli nostalgjik në Bruksel, i cili është konceptuar në formë të trenit, me vagonë 30 tonësh, që janë vendosur në çatinë ose në brendi të hotelit, myasafirëve të saj u ofron ndjenjën e udhëtimit me tren të viteve 1950, shkruan Anadolu Agency (AA).

Belgu Nicolas Kervyns, themeluesi i hotelit dhe pronari i projektit, thotë se që nga fëmijëria ka qenë i dashuruar pas trenave. Ai tha se mysafirët e hotelit janë kryesisht udhëtarë që duan të flenë në vagonë, që janë përdorur për dekorimin e hotelit, që dikur kanë ecur binarëve të Evropës.

Duke theskuar se për realizimin e projektit janë shpenzuar mbi 3,5 milionë euro, Kervyns thekson se mysafirët në hyrje mirëpriten në suitën e hotelit e cila është dekoruar sipas modelit të sportelit për shitjen e biletave të trenit.

– Ndër mysafirët e parë, ministri belg me gruan e tij

Gjatë ecjes breda hotelit mund të vërehen gjëra të pazakonta, si valixhe të vjetra të ndonjë princi belg, biletë të rrjetit hekurudhor që datojnë nga viti 1900, pjesë të ndryshme të trenave të vjetër dhe mure, ku artistët të inspiruar nga trenat kanë bërë vizatimet e tyre.

“Autoritetet nga komuna ishin shumë të befasuar kur u thashë se dua të vendos vagonë që peshojnë disa ton në këtë ndërtesë të vjetër”, tregon Kervyns, duke shtuar se ndër mysafirët e parë ishte ministri i dikurshëm i Tregtisë me gruan e tij.

Sipas tij, çdo imtësi në hotel është mbledhur dhe sjellë nga pjesë të ndrsyhme të botës. Kervyns shton se motivimi i tij më mi madh është kur i sheh njerëzit të mahnitur dhe të gëzuar sapo hyjnë në hotel.

– Udhëtimi në kohë, përmes dhomave deri tek vagonët

Restoranti, pushimoret dhe dhomat e hotelit, plotësisht janë dekoruar me gjëra nga trenat nostalgjik. Kështu që ecja nëpër korridore të jep ndjenjën e udhëtimit në kohë, duke ofruar ndjenjën se ndodhesh në ndonjë stacion treni në vitet 1950.

Hoteli, dhomat e të cilit janë dizajnuar sipas vagonëve me krevat, ka shtretër dhe ulëse që montohen dhe të cilat kujtojnë trenat, ndërsa bateritë e vjetra shërbejnë si garderobë për rrobat.

Hoteli nostalgjik në Bruksel, i cili është konceptuar në formë të trenit, me vagonë 30 tonësh, që janë vendosur në çatinë ose në brendi të hotelit, myasafirëve të saj u ofron ndjenjën e udhëtimit me tren të viteve 1950. Belgu Nicolas Kervyns (foto), themeluesi i hotelit dhe pronari i projektit, thotë se që nga fëmijëria ka qenë i dashuruar pas trenave. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )
Hoteli nostalgjik në Bruksel, i cili është konceptuar në formë të trenit, me vagonë 30 tonësh, që janë vendosur në çatinë ose në brendi të hotelit, myasafirëve të saj u ofron ndjenjën e udhëtimit me tren të viteve 1950. Belgu Nicolas Kervyns (foto), themeluesi i hotelit dhe pronari i projektit, thotë se që nga fëmijëria ka qenë i dashuruar pas trenave. ( Dursun Aydemir – Anadolu Agency )

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button