Komuna e Sarajit ndau mirënjohje për biznesmenin që riparoi plotësisht një shkollë

Shkolla Fillore “Ibe Palikuqa” në fshatin Llaskarc të komunës së Sarajit me donacion privat është riparuar tërësisht. Janë lyer me ngjyrë të gjitha klasat, janë blerë banka dhe karrige të reja, tualete të reja, oborri i shkollës është shtruar me pllaka të begatonit si dhe është pastruar oborri i shkollës.

Investimi është donacion nga biznesmeni i kompanisë “Blero-Fix”, nga ky vendbanim, Samet Misimi.

Komuna e Sarajit, në shenjë falënderimi i ndau mirënjohje afaristit Samet Mismi, për donacionin e bërë.

Ndërsa kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, në prag të fillimit të vitit të ri shkollore ka parë punimet që po zhvillohen në Shkollën Fillore periferike “Ibe Palikuqa” në Llaskarc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button