Gruevski edhe sot i “shpëtoi” vendimit të Gjykatës së Apelit

Pas 10 orësh sonte përfundoi seanca publike në Gjykatën e Apelit për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tanku”.

Pasi e lexoi gjykatësi raportues aktgjykimin e shkallës së parë, kryetarja e këshillit gjykues Cvetanka Peshiq e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e caktoi për më 5 shtator.

Në atë seancë Gruevski dhe Popovski para këshillit gjykues duhet ta elaborojnë ankesën e parashtruar.

Gjatë gjykimit të sotëm janë bërë disa pauza, për shkak të kërkesave të parashtruara për përjashtimin e këshillit gjykues, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykatësit raportues dhe kryetarit të këshillit gjykues nga avokati Sterjo Zikov dhe i gjykuari Nikolla Gruevsk. Të gjitha kërkesat u refuzuan.

 *********************

*********************

Në Gjykatën e Apelit ende nuk është duke u shpallur vendimin pas kërkesës për përjashtim të Këshillit Gjyqësor, i cili duhet të vendosë për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për aktvendimin në rastin “Tank” për furnizimin e mercedesit luksoz, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse u paralajmërua për në orën 13:00 të vazhdojë seanca publike ku duhej të shpallet vendimi pas kërkesës për përjashtim të këshillit gjyqësor, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Safet Kadriu ka njoftuar se ende po pritet vendimi i Gjykatës Supreme për përjashtim të u.d. kryetaren e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska.

Më parë, mbrojtësi i ndihmësit të ish-ministrit Gjoko Popovski, Sterjo Zikov në emër të avokatëve të Gruevskit kërkoi përjashtim të Këshillit Gjyqësor. Pas kësaj kërkese, Këshillli Gjyqësor dha 30 minuta pauzë për të vendosur.

“Nëse nuk mundësohet që mbrojtësit e Gruevskit të jenë të pranishëm në seancë, me këtë shkelet e drejta e mbrojtjes”, tha Zikov.

Gjykata dje e shtiu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”.

Sot Nikolla Gruevski e ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjet.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button