Deklarata e Dimitrovit për identitetin ka shkaktuar reagime të ashpra nga Greqia

Reagime të ashpra në Athinë pas deklaratës së djeshme të kryediplomatit të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov se me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Emrin do të ruhet identiteti maqedonas. Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në kuadër të takimit jo-formal me homologët e BE-së në Vjenë, e ka cilësuar këtë deklaratë provokim të rëndë. Ai madje ka thënë se populli grek do të vendosë për Marrëveshjen, pavarësisht se kjo e fundit përjashton një referendum të mundshëm në Greqi, transmeton Alsat M.

Përgjegjësi për Politikë të Jashtme nga partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos tha se deklarata e Dimitrovit vërteton se Marrëveshja e Prespës lejon vazhdimin e irredentizmit të Shkupit.

Dimitrov në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian mbrëmë kishte theksuar se politikanët nuk mund të ndryshojë identitetet e popujve dhe se marrëveshja e Prespës e respekton këtë fakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button