“Nuk po mbrohen të drejtat e fëmijëve romë në Maqedoni”

Qendra për Kujdes Familjar dhe të Fëmijëve nga Athina dhe Qendra Resurse e Romëve nga Shkupi, shprehin shqetësim në lidhje me shkallën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve romë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Lypja, lëshimi i procesit arsimor, mospasja e dokumenteve dhe probleme gjatë regjistrimit të fëmijëve romë si rezultat i mosrregullimit të statusit të dokumentuar nga prindërit e tyre, ri-integrim në arsim të fëmijëve të kthyer nga azili, kushte të këqija në shtëpi, mosnjohje të gjuhës së shkollës, delikuenca, diskriminimi, papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike e prindërve romë, keqpërdorim i punës së fëmijëve, vazhdojnë të jenë problemet e fëmijëve dhe prindërve rom në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe sektorit civil.

Për momentin KMOP dhe RRC e analizojnë gjendjen momentale dhe mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve romë në Maqedoni dhe kanë zbatuar 7 ditë info dhe 7 grupe të fokusuara me përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante dhe organizatat në nivel lokal edhe atë në Koçan, Shtip, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shuto Orizare, Tophanë/Çair, në korniza të projektit “Ndërtim të rrjeteve të fuqishme lokale për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të romëve”, e përkrahih nga Bashkimi Evropian.

“Raportet e deritanishme, konfirmojnë se 35% e fëmijëve romë në Maqedoni jetojnë në kushte nën standardin, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre, shëndetin dhe mbrojtjen sociale, pro edhe arsimimin si dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në kumtesë.

Për atë, sipas tyre, është e patjetërsueshme që me aksione urgjente të sigurohet përmirësim afatgjatë i gjendjes së fëmijëve romë dhe më mirë të mbrohet të drejta e tyre dhe ngritja  e vetëdijes për rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.

“Në dy vitet e fundit, Maqedonia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të romëve (përfshirë edhe fëmijët romë), në pajtueshmëri me BE-në dhe instrumentet ndërkombëtare me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, por vet ligji nuk është i mjaftueshëm që të sigurohet realizim i plotë i të drejtave të romëve si dhe të politikave publike të cilat kanë për qëllim ta promovojnë statusin e komunitetit rom, Strategjinë për kyçjen e romëve dhe planeve aksionale lokale u mungojnë mekanizmat e qëndrueshëm që të sigurojnë implementim të plotë të atyre politikave”, shkruhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button