Deskoska: Noterët dhe përmbaruesit do të dorëzojnë lista anketuese për gjendjen pronësore

Përbërja të re të Komisionit për Antikorrupsion, zgjerohen kompetencat e Komisionit, dhe ndërrohen kushtet për emërim të kryetarët dhe anëtarët e Antikorrupsionit, me ndryshimet e reja ligjore për parandalim të korrupsionit, që sot i ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

“Precizohen dhe rriten kompetencat e Komisionit për Antikorrupsion, e cila do të jetë kompetente që ta ndjekë financimin e partive. Në rast të dyshimeve për financim të paligjshëm me vetiniciativë Antikorrupsioni do të ndërmarrë masa për konstatimin e gjendjes faktike”, tha Deskoska.

Me këtë ligj parashihet edhe kontrolli vjetor i gjendjes pronësore të kryetarit dhe anëtarëve të Antikorrupsionit, ndërkaq zgjerohet dhe rrethi i personave që do të duhet të dorëzojnë listë pronësore deri në Antikorrupsion.

“Përveç të zgjedhurve dhe të emëruarve, personat përgjegjës në ndërmarrje, parashihet që edhe noterët dhe përmbaruesit të dorëzojnë listë anketuese në Antikorrupsion dhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe deklaratë për heqje dorë nga fshehtësia bankare”, deklaroi Deskoska.

Ndryshimet në ligj janë në debat publik, ndërkaq ministrja pret që sa më shpejtë ligji të lëshohet në procedurë kuvendore.

Ndryshe në mars të këtij viti, ish anëtarët e Komisionit për Anti-Korrupsion, Igor Tanturovski, Goran Milenkov, Sejdi Halimi, Zhaklina Dimçevska dhe Farije Aliu kanë dhënë dorëheqje pasi u zbardh raporti nga revizioni i brendshëm se ka dyshime për pagesën rrugore dhe harxhime të parave të buxhetit. Raporti i revizorit të DAP-it ka treguar se në vitin 2016 anëtarëve të Komisionit u janë paguar harxhimet rrugore sepse kanë ardhur në seanca dhe pagesa është bërë në bazë të urdhrave të udhëtimit jo të besueshëm.

Nga funskioni nuk kanë dhënë dorëheqje Suzana Taskova Axhikotareva dhe Najdo Spasevski.

Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button