Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin të zhvillojë fushatë të veçantë për referendumin

Partia Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin ka vendosur të zhvillojë fushatë të veçantë dhe mbështetje për referendumin. Kjo parti vendosi të mos bashkohet me fushatën e përbashkët me grupet parlamentare që mbështesin referendumin, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë politike shqiptare dhe LSDM dhe disa parti tjera më të vogla maqedonase.

Nga ana tjetër, me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev, mbahet takim i liderëve të partive politike të cilat kanë dhënë mbështetje për referendumin që duhet të mbahet më 31 shtator dhe proceseve të cilat janë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.

http://portalb.mk/551797-vijon-takimi-i-lidereve-qe-e-perkrahin-referendumin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button