Putin shkarkoi nga detyra 15 gjeneralë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar nga detyra 15 gjeneralë të cilët punonin nëpër ministri dhe institucione të ndryshme në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me një dekret të nënshkruar nga Putin dhe të publikuar në faqen e internetit të Sistemit të Informacionit Ligjor Shtetëror mësohet se janë shkarkuar nga detyra 15 persona me gradat e gjeneralit të cilët punonin në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Situatave Emergjente, shërbimin e burgjeve federale dhe komitetin e hetimit.

Po ashtu theksohet se nëpërmjet dekretit është shkarkuar nga detyra edhe zv/ministri i Situatave Emergjente, Vladlen Aksenov.

Ndërkohë, nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me arsyen e shkarkimit të gjeneralëve nga detyra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button