Kongresmenët amerikanë ia kanë uruar Shekerinskës ftesën për anëtarësim në NATO (VIDEO)

“Maqedonia krenohet me partneritetin strategjik me SHBA-anë dhe e vlerëson mbështetjen për integrim në BE dhe NATO, ndërkaq vizita e kongresmenëve të SHBA-së është edhe një dëshmi për këtë mbështetje”, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes me një grup të kongresmenëve të udhëhequr nga kongresmeni nga Teksasi, Bill Flloris, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informon Ministrja e Mbrojtjes, në takim janë konfirmuar relacionet e shkëlqyeshme të partneritetit mes dy vendeve, por edhe mbështetja e SHBA-së në kontekst të reformave që i ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë. Është dërguar uratë për marrjen e ftesës për fillim të bisedimeve hyrëse për NTO dhe e ka theksuar mbështetjen e SHBA-së në këtë kontekst.

“Për qytetarët tanë nuk ka alternativë tjetër përpos integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO – mbi 75% i mbështesin integrimet në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO dhe BE do t’i stimulojë investimet, tregtinë, qasjen deri te tregu i gjerë evropian, do ta rrit mobilitetin e njerëzve, të mirën dhe kapitalin, do të na ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës dhe do t’i mbajmë të rinjtë në atdheun e tyre. Investimet në Mal të Zi pas anëtarësimit në NATO janë dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, dhe ajo është inkurajuese”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo i ka informuar kongresmenët për reformat në mbrojtje, por edhe për reformat në shoqëri – në kontekst të sundimit të së drejtës, lirisë së mediave, reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin në marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe ndëretnike, bashkëpunimin rajonal, vendosjen e transparencës në punën e qeverisë.

Në mesin e kongresmenëve që e kanë vizituar Ministrinë kanë qenë, Dejvid Prajs, Suzan Dejvis, Diana Titus dhe Xheri Konoli. Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendës eprori i Shtatëmadhorisë së ARM-së, major Azim Nuredini, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe atasheu mbrojtës i SHBA-së në Maqedoni, kolonel Timoti Bukejn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button