“BE-ja dëshiron një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Turqi”

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të shohë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për përfaqësuesit e biznesit gjerman dhe ambasadorët në Ministrinë e Jashtme, ministri Maas kritikoi sanksionet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe politikën e tij të presionit ekonomik ndaj Turqisë.

“Sigurisht që ne evropianët kemi një interes të madh për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Turqi”, tha Maas.

Maas bëri të ditur se javën e ardhshme do të vizitojë Turqinë për të takuar zyrtarë të qeverisë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike.

Kryediplomati gjerman është planifikuar të qëndrojë për vizitë dy-ditore në Turqi, me 5 dhe 6 shtator, para vizitës kyçe në Berlin të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, më 28 dhe 29 shtator.

Gjatë dy viteve të fundit marrëdhëniet politike midis Ankarasë dhe Berlinit kanë pësuar pengesa, por në muajt e fundit të dyja palët kanë ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të lidhjeve.

Gjermania është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Turqisë. Më shumë se 7.500 kompani gjermane janë aktive në Turqi. Në vitin 2017, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 37.6 miliardë euro (43.6 miliardë dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button