Vriten pesë ushtarë ukrainas

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se pesë ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftimeve intensive në lindje, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Ministria ka thënë se ushtarët u vranë gjatë konfliktit që zgjati për pesë orë të tëra. Luftimet, sipas ministrisë, shpërthyen kur rebelët filluan të bombardonin ushtrinë, në përpjekje për të thyer vijën e frontit në rajonin Lugansk të Ukrainës, transmeton REL. 

Rebelët në Lugansk, megjithatë, kanë akuzuar forcat qeveritare se ata ishin të parët që i sulmuan.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat ukrainase u sulmuan me artileri të rëndë.

“Rusët po përpiqen të sulmojnë trupat tanë, duke shkelur armëpushimin”, ka thënë presidenti Poroshenko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button