Shutkë, mbeturina dhe mbetje nga kurbanet e prerë janë hedhur rreth rrugës së komunës (FOTO)

Një erë e padurueshme po përhapet nga deponia e gjatë rreth 100 metra në Komunën e Shuto Orizares. Deponia ndodhet në afërsi të një ndërmarrje private. Në deponi vërehet edhe mbetje nga kurbanet e prerë për festën e bajramit që shkakton erë shumë të keqe, transmeton Portalb.mk.

Siç thonë dëshmitarët okularë, Vetëqeverisja lokale dhe komuna e pastrojnë deponinë çdo ditë, por personat e papërgjegjshëm vazhdojnë me ndotjen e hapësirave publike.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës, Kurto Dudush tha se policia do të kyçet për sanksionim të personave të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina nëpër rrugët e Shutkës.

“Pas të gjitha apeleve të mia që të ndalojnë personat e papërgjegjshëm me hedhjen e mbeturinave dhe krijimin e deponive të erga në zemrën e komunës, dhe pas punës 24 orëshe nga ana e shërbimeve të Higjienës Komunale të Komunës së Orizares në terren, rezultat nuk ka.

Sot patëm edhe regjistrimin e parë të qytetarëve që hedhin mbeturina nga policia. Të njëjtët do të përgjigjen para drejtësisë në bazë të disa ligjeve të cilat e rregullojnë ambientin jetësor. Apelet me muaj ishin në drejtim që të ndërpresim masat e tilla rigoroze, por pas gjitha resurseve të harxhuara të komunës, rezultat nuk ka.

Aksioni i sotëm policor duhet t’ju jetë shembull personave të papërgjegjshëm. Shuto Orizare do të jetë komunë e pastër”, shkroi kryetari i Komunës së Shuto Orëares në profilin e tij në “Facebook”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button