Ronaldo: Me Juventusin dua të rishkruaj historinë

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se me lehtësi ka marrë vendimin për kalim nga Real Madrid tek Juventusi dhe se në ekipin italian dëshiron të shkruajë një histori të re dhe të fitojë Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo për portalin sportiv “DAZN” ka thënë se të gjithë individualisht në Juventus punojnë për qëllimin e përbashkët dhe se trofeun e Ligës së Kampionëve do të sjellin në Torino këtë vit ose vitin e ardhshëm.

“Juventus është një nga klubet më me renome të botës dhe këtë e din të gjithë. Punojmë shumë dhe jam shumë i lumtur në mjedisin e ri”, ka thënë 33 vjeçari Ronaldo, i cili në fillim të sezonit mbërriti në Juventus pasi në fanellën e Real Madridit ishte fitues i katërfishtë i Ligës së Kampionëve dhe çmimit të futbollistit më të mirë në Evropë.

Ronaldo tha se me Real Madridin kishte fituar çdo gjë që mund të fitohet dhe se atje akoma la shumë miq të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

“Juventus ka treguar se sinqerisht më do në radhët e tij. Më dha shansin që të jem i lumtur. Në këtë klub dua të shkruaj historinë nga fillimi”, ka thënë një nga lojtarët më të mirë të kohës, Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button