Shkup, TIKA do të restaurojë objektet e Medresesë Isa Beu

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të restaurojë hapësirat e përdorimit të përbashkët në objektet e Medresesë Isa Beu në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në zyrën e TIKA-s në Shkup, koordinatori i saj Aytekin Ayden rikujtoi se medreseja ka histori të lashtë, duke shtuar se medreseja aktuale feston 34-vjetorin.

Ayden tha se Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ua ka kumtuar nevojën për riparim dhe pajisje të konviktit të medresesë dhe bërë kërkesë për rinovimin e tij, duke shtuar se TIKA pas inspektimeve që ka bërë, ka parë se hapësirat e përbashkëta në konvikt dhe objektet arsimore kanë qenë të vjetëruara.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup po ashtu tha se ata janë njoftuar nga zyrtarët për numër të zvogëluar në aspektin e pranimit të nxënësve dhe suksesit të tyre për shkak të vjetërsisë dhe problemeve higjienike.

“Pas pranimit të projektit për riparim nga kryesia jonë, në korrik e shpallëm tenderin dhe filluam punimet. Për shkak të afrimit të vitit shkollor, përparësi i kemi dhënë përfundimit të riparimit të hapësirave të përbashkëta në objektet arsimore. Në të njëjtën kohë, punimet e riparimit kanë filluar edhe në ndërtesën e konviktit. Synojmë që sa më parë t’i përfundojmë këto punime të riparimit. Gjithsesi, ne i kemi planifikuar punimet në atë mënyrë”, tha Ayden.

Ai tha se pasi punimet të përfundojnë, do të plotësojnë edhe të gjitha nevojat për pajisje të konvkitit, përfshirë të gjitha krevatet, mbulesat, dollapet dhe të gjitha pajisjet e tjera.

“Po ashtu, do të rinovojmë edhe pajisjet dhe artikujt e kuzhinës. Një pjesë me rëndësi që i mungonte konviktit ishte dalja emergjente dhe shkallët për raste zjarri, ndërsa ne do t’i bëjmë edhe këto. Projektin do ta plotësojmë duke bërë edhe rregullimin e hapësirës përreth konviktit”, deklaroi Ayden.

Ai theksoi se synojnë mundësimin e një mjedisi më modern dhe më higjienik, ndërsa e cilësoi këtë riparim si shumë të rëndësishëm i cili do të përkojë me përvjetorin e 35-të të medresesë.

“Medresesë do t’i kthehet identiteti i ditëve të vjetra, ai i një institucioni arsimor të mirë”, tha Ayden, duke shtuar se projekti do të kushtojë afro një milion euro dhe se synojnë ta përfundojë brenda pesë muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button