fbpx

Kritika për ministren austriake sepse e ka ftuar Putinin në dasmë

Ardhja e paralajmëruar e presidentit të Rusisë Vlladimir Putin në dasmën e shefes të diplomacisë austriake Karin Knajsel hasi në kritikë të deputetit nga Të Gjelbrit në Parlamentin Evropian Mishel Rejmon dhe Ukraina.

Rejmon kërkoi dorëheqje nga ministrja Knajsel, për shkak se e ka ftuar Putinin në dasmën e saj, duke mos e theksuar shpjegimin se  dasma është gjë private, dhe se Putini në të do të jetë privatisht.

“Diktatori asnjëherë nuk është ‘pprivat”, porositi ai.

Rejmon thotë se qeverinë austriake në BE e konsiderojnë për dorë të vazhduar të regjimit rus në Union dhe se ministrja me ftesën ndaj shefit të shtetit rus e rrezikon reputacionin e vendit.

Kritikë mbërriti edhe nga Ukraina, ku kryesuesja me këshillin e politikës së jashtme të parlamentit Hana Hopko në Tuiter shkroi se Austria “nga sot më nuk mund të jetë ndërmjetësues në Ukrianë”.

Ajo, në mesazh theksoi se ftesa për dasmë për Putinin, edhe pse bëhet fjalë për kremtim privat, ky vend më nuk mund të konsiderohet si neutral.

Në Fejsbuk shtoi se shefja e diplomacisë austriake “u ka dhënë shuplakë të qartë vlerave evropiane”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë porositi se bëhet fjalë për kremtim privat dhe vizitë personale, në bazë të së cilit nuk ndryshojnë pozicionimi i politikës së jashtme të Austrisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close