Telefonatë Erdogan-Macron: Stabiliteti ekonomik i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, njoftuan burimet e presidencës turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, në bisedën telefonike dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamje rreth marrëdhënieve dypalëshe, çështjeve aktuale dhe atyre rajonale.

Erdogan dhe Macron kanë vënë theksin në rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm reciprok të marrëdhënieve ekonomike dhe tregëtare mes Francës dhe Turqisë.

Në bisedë është vendosur që ministri turk i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak të zhvillojë një takim në një periudhë sa më të afërt me homologun e tij francez, ndërsa presidenti Macron ka tërhequr vëmendjen se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm edhe për Francën.

Po ashtu, mësohet se dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në Siri, kryesisht Idlib.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button