“Nuk mund të heq dorë nga bamirësia”, ish presidenti refuzon pensionin

Ish-presidenti i Uruguait, Hoze Muhika, i cili përderisa e kryente funksionin ishte i njohur “si presidenti më i varfër në botë”, refuzoi ta pranojë pensionin i cili i takon për vitet derisa ishte anëtar i Senatit të Uruguait.

Siç lajmëron Bi-Bi-Si, Muhika të martën dha dorëheqje nga funksioni senator, të cilën e mori pas skadimit të mandatit të tij presidencial në vitin 2015, pas çka natën e kaluar paralajmëroi se do të heqë dorë nga pensioni i cili i takon me ligj.

“Motivet për dorëheqjen time janë personale. Do ta quaja këtë lodhje pas një udhëtimi të gjatë. Gjithsesi se truri im funksionon, nuk mund të heq dorë nga bamirësia dhe lufta për ide”, theksoi Muhika në dorëheqjen e dorëzuar deri te kryetarja e Senatit, Lucija Topollanski, me të cilën është i martuar tashmë 13 vite.

Gjatë mandatit të tij presidencial nga viti 2010 deri në vitin 2015, 83 vjeçari Muhika pjesën më të madhe të pagës së tij e jepte për qëllime humanitare.

E vetmja gjë që posedonte kur e mori detyrën shef i shtetit ishte një automobil i markës “Follksvagen bubë” nga viti 1987, për të cilin në vitin 2014 i ishin ofruar miliona dollarë, por Muhika e refuzoi propozimin me arsyetimin se nëse e shet veturën nuk do të ketë se me çka ta ngasë qenin e tij i cili ka tre këmbë.

Muhika deklaroi se edhe pse ndoshta duket si “plak i ndjeshëm”, megjithatë mënyra e tillë e jetesës është zgjedhja e tij e lirshme dhe se tani pas dorëheqjes planifikon që më shumë kohë të kalojë në fermën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button