“Anima Mundi”: Po helmohen kafshët në Ohër me helm të fuqishëm

Organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” reagon për helmimin masiv të qenve në Ohër gjatë sezonit turistike. Prej atje thonë se helmimi ka filluar pas ngritjes së panikut për qentë endacak dhe alarmojnë se helmi i shpërndarë gjithandej është aq i fuqishëm saqë kafshët vdesin sapo ta t’i marrin erë, njofton Portalb.mk.

“Të dhëna, fotografi dhe video incizime na vijnë nga shumë qytetarë dhe turistë të shokuar dhe frikësuar, të cilët janë përpjekur t’u ndihmojnë kafshëve, por nuk kanë arritur – kafshët kanë ngordhur duke u torturuar, ndërkaq helmi i gjuajtur gjithandej ka qenë aq i fuqishëm saqë është vdekjeprurës sapo kafshët t’i marrin erë”, thonë nga OJQ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button