Forcat izraelite arrestuan 5 peshkatarë palestinezë

Forcat izraelite kanë arrestuar pesë peshkatarë palestinezë të cilët peshkonin në hapësirën detare të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Sindikatit palestinezë të Peshkatarëve në Gaza, Nizar Ayas, deklaroi se forcat detare izraelite i arrestuan peshkatarët në hapësirën detare në veri të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka lëshuar njoftim për arrestimin e këtyre personave.

Sipas të dhënave të Sindikatit të Peshkatarëve në Gaza, reth 4.000 peshkatarë sigurojnë mjetet për jetesë për rreth 50.000 njerëz në këtë rajon.

Ayas më 17 korrik deklaroi se administrata izraelite ka marrë vendim për zvogëlimin e zonës së peshkimit në hapësirën detare të Rripit të Gazës nga nëntë në tre milje.

Marrëveshja e Oslos të cilën Organizata Çlirimtare Palestineze (PLO) dhe Izraeli e nënshkruajtën në vitin 1993, parasheh që palestinezëve t’u lejohet peshkimi deri në kufirin prej 20 miljeve nga brigjet e Detit Mesdhe. Megjithatë, administrata izraelite i pamundëson peshkatarët që të peshkojnë në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button