fbpx

Vazhdon diskriminimi i manastirasve në nivelin lokal!

Edhe pse kanë kaluar 17 vite nga firmosja e MO-së nga të gjitha subjektet politike, ajo ende nuk ka gjetur praktikim në të gjitha mjediset dhe në të gjitha nivelet. Disa Mjedise bile janë anashkaluar, sikur kjo nuk vlen për shqiptarët e Prilepit, Krushevës dhe Manastirit.

Përderisa në aplikimin të nivelit shtetëror janë arritur do rezultate, aty- këtu të kënaqshme për një numër të kufizuar të shqiptarëve ,sidomos atyre të Manastirit, janë punësuar disa (ashtu siç janë punësuar),por shumica edhe më tej janë në gjendje të mjerueshme ekonomike e sociale.

Edhe pas 17 vitesh të MO-së, autoritetet komunale nuk e kanë për obligim që në ndërmarrjet publike komunale të punësojnë ndonjë shqiptarë, me përjashtim të disave të punësuar në KME “Bitola” si punëtorë krahu në prodhimtari të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se, autoritetet e pushtetin lokal aspak nuk e kanë ndryshuar qëndrimin të tyre të trashëguar nga sistemi totalitarë, kur shqiptarët trajtoheshin të lindur vetëm për punëtorë krahu. Kështu, në se eventualisht u shkon ndërmend që të kërkoni të dhëna statistikore për numrin e të punësuarve sipas përkatësisë etnike, jo që nuk të merrni përgjigje, por edhe në se e merrni rezultati do të ishte ZERO shqiptarë.

Kështu, në administratat e ndërmarrjeve komunale: “Niskogradba”,“Vodovod”, ”Komunalec”, HSM “Srezhevo”, në administratën e Komunës gjithashtu s’ka asnjë shqiptar, kështu që shqiptarët s’kanë kujt t’i drejtohen për zgjidhjen të ndonjë problemi eventual.

Para nja gjashtë a shtatë vitesh, në këtë temë kemi biseduar (sa për t’u informuar si gazetar) me kryetarin të kohës, Vlladimir Talevski, i cili pa u hamendur shumë, na U përgjigj: ”Ju keni përfaqësues të partive tuaja. Drejtuesit e degëve të këtyre partive, s’e kanë parë të udhës të kërkojnë apo të insistojnë në realizimin të një takimi zyrtarë në të cilën do të diskutoheshin këto dhe probleme tjera”.

Konstatimi i këtillë është mëse i realtë. Drejtuesit e degëve të partive ose punojnë sipas diktatit nga lartë, ose nuk duan ta prishin rehatin me autoritetet komunale. Ky edhe është shkaku i vërtetë që, shumica e shqiptarëve të Manastirit vazhdimisht ta parashtrojnë pyetjen se a vlen MO-ja edhe për nivelin lokal apo jo. Pyetje ko vazhdimisht mbetet pa përgjigje: Ky dhe shumë probleme tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët,jo vetëm të Manastirit, duhet të parashtrohen në nivelet më të larta të partive, të cilat do të obligoheshin të kujdesen edhe për gjendjen e shqiptarëve të mbetur me pakicë, të mbetur pa përkujdesjen e askujt.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close