Portret me Taulant Destanin: Nëse ju pengon politika, mirësevini në aktrim

“Nëse ju pengon politika, mirësevini në aktrim”, me këtë thirrje Taulant Destani i sapo diplomuari me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve” i ftoi maturantët që të regjistrohen në aktrim. 

Aktori Taulant Destani është një djalë i mirë (siç parapëlqen ta cilëson veten në formë shakaje). Ka lindur më 19 prill të 1995-s. Arsimin fillor e ka mbaruar në shkollën “Rilindja” në fshatin Llojan, e ndërkaq arsimin e mesëm në shkollën “Pero Nakov” të Kumanovës. Studimet i ka mbaruar në drejtimin art dramatik – aktrim në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Shfaqja e parë ka qenë kur isha nxënës në shkollë të mesme, dhe u titullua “Të mos bëhet vonë”. U realizua në kuadër të policisë, ku unë luaja një djalë të devijuar dhe të varur nga droga. Ky ishte ballafaqimi im i parë me publikun”, flet Taulant Destani deri sa kujton momentin e parë të daljes në skenë.

Aktrimin e dashuron pa arsye, dhe nuk ke frikë

Taulant Destani vazhdon rrëfimin për aktrimin: Aktrimi hyn tek gjërat që i dashuron pa arsye, e prej të cilave nuk ke frikë. Aktrimin e kam dashur qysh herët, por në shkollën e mesme mu dha rasti të marr pjesë në një shfaqje me nxënësit e shkollave të mesme. Ajo që bënim më pëlqente shumë dhe ndihesha shumë i kompletuar. Dhe për këtë kam qëllimin – t’i arrij majat e suksesit.

Portalb: Për cilin lloj të shfaqjeve do të luaje? 

Kjo pyetje më pëlqen shumë, pasi që potencon ndoshta anën më të mirë të profesionit të aktrimit, e cila është se ke mundësinë të luash çfarë të duash, të kalosh nëpër shumë aventura të ndryshme. Unë nuk mund t’i ndaj llojet ku do të luaja. Të gjitha i dua njëlloj, pasi që secila do të jepte eksperiencë të mirë, që do të na kujtoheshin gjithmonë.

Portalb: Edhe pse i sapo diplomuar, keni luajtur në disa shfaqje profesionale. Cila janë ato?

Shfaqjet janë: “Në det” vepër e autorit Slavomir Mrozek në regji të Qëndrim Rijanit e Teatrit Shqiptar të Kumanovës, ” Vdekja e Dantonit” e autorit George Buchner në regji të Dino Mustafiç e Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe shfaqja “Ballyturk” në autorësi të Enda Walsh në regjin e Qazmedin Nuredinit e Teatrit Ultra.

Arsyeja se pse Taulant Destani edhe pse i sapo diplomuar mori pjesë në shfaqje profesionale, sipas tij ka ndikuar ajo:

“E dua këtë profesion dhe kam talent. Para se gjithash di përkushtohem shumë për një rol dhe nuk e kursej veten për të dhënë më të mirën në skenë”, tha Taulant Destani deri sa flet për vetitë e tija të personalitetit dhe profesionit.

“Rregullat e jetës bëji vetë, sepse fati yt është në dorë tënde”, tha Taulant Destani deri sa zbuloi ëndrrën e tij prej aktori që të luaj në filma, të bëhet pjesë e Hollywoodit, të vlerësohet me çmimin Oscar.

Aktori Taulant Destani premtoi se, për aktrimin në të ardhmen do të punojë me përkushtimin maksimal.

Taulant Destani, aktor
Taulant Destani, aktor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button