Kore e Jugut, 42 të vdekur nga temperaturat e larta ekstreme

Gjithsej 42 persona kanë humbur jetën në Korenë e Jugut nga temperaturat e larta ekstreme që kapluan vendin nga fundi i muajit maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “South China Morning Post”, temperaturat në Korenë e Jugut kanë arritur pikën më të lartë në 111 vitet e fundit në vend.

Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius, ndërkohë që rreth 3.500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga të nxehtit, përfshirë edhe gjakderdhjen cerebrale.

Ndërkohë, për të inkurajuar përdorimin e kondicionerëve, qeveria ka ulur çmimin e rrymës elektrike në dy muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button