Zyrtarisht Stadiumi i Prishtinës e merr emrin “Fadil Vokrri”

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke treguar se është miratuar propozimi në Kuvendin Komunal, që sot u mbajt mbledhja e gjashtë.

“Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Falemnderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Megjithatë, emri i stadiumit është vendosur më parë pa vendim. Thuajse dy javë më parë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, e shumë personalitete tjera në Facebook shkruanin se Stadiumi i Prishtinës, ka marrë zyrtarisht emrin “Fadil Vokrri”, ndërsa tek sot është miratuar në Kuvendin Komunal.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, që tani emrin e tij mban Stadiumi, u nda nga jeta 2 muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button