Atikë, sërish rritet numri i të vdekurve nga zjarret

Dy javë pas zjarreve katastrofike në pjesën lindore të zonës Atikë, numri i viktimave është rritur në 91 persona, pasi këtë mëngjes, një grua 95 vjeçare u është nënshtruar lëndimeve në spital në Athinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas njoftimit të fundit nga Shërbimi zjarrfikës prej para 3 ditëve, nga Drejtoria për hetime kriminalistike pranë policisë greke janë identifikuar 81 persona dhe 2 trupa të paidentifikuar me ADN, të cilët deri më tani askush nuk i ka kërkuar.

Në spitalet greke në 2 javët e kaluara pas zjarrit katastrofik, lëndimeve u janë nënshtruar tetë persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, në spitalet e Athinës trajtohen 36 persona të lënduar, ku 6 prej tyre janë në gjendje më serioze, ndërsa është hospitalizuar dhe një fëmijë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button