Kujdes në këtë periudhë, filluan mashtrimet me drunjtë për ngrohje

Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru për ngrohje në Aerodrom dhe në Veles.

Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht rreth orës  12 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14000 denarë, shkruan Press24, përcjell Portalb.mk.

Deri sa ka shkarkuar drunjtë për ngrohje tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14000 denarë, ndërsa mashtruesi kur i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë kamionin, dhe nuk është kthyer.

Në mënyrë të ngjashme dje ka qenë i mashtruar edhe 67 vjeçari T.K, i cili rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Veles.

Ai ka paraqitur se në shtëpinë e tij ka ardhur një person i panjohur i cili i ka ofruar drunj për ngrohje me çmim prej 2300 denarë për metër kubik. Ai ka pranuar dhe nga gruaja e tij ka kërkuar 4700 denarë për drunjët dhe mashtruesi i ka marrë dhe më nuk është kthyer.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button