Shkup, aktivizohet Ndihma e Shpejtë, temperaturat e fundit, rrezik për goditje në tru

Rritet numri i thirrjeve lidhur me çrregullimet shëndetësore të të sëmurëve kronikë, tensionin e rritur të gjakut, dhembje koke, rraskapitje, gjendje të padefinuara ka regjistruar këto ditë Ndihma e parë mjekësore në Shkup, prej ku theksojnë se kjo është e zakonshme kur ka ndryshim të tillë të motit, presion dhe lagështi të ajrit.

“Njëqind e njëzetë thirrje në ditë regjistrohen në ndihmën e parë mjekësore nga të cilat 95 janë kryer në terren, ndërsa të tjerëve u dhënë këshilla përmes telefonit, për ta marrë terapinë që u është përshkruar dhe të drejtohen tek mjeku amë. Është rritur numri i goditjeve në tru”, deklaroi për MIA-n, dr. Vesna Nedelkovska, shefe e turnit në Ndihmën e parë mjekësore në Shkup.

Ajo theksoi se njerëzit që kanë probleme psikike i nënshtrohen ndryshimit të motit dhe shtoi se në NPM kanë më shumë thirrje për transport deri tek institucionet psikiatrike.

“Atyre njerëzve thjeshtë u janë më të theksuara problemet psikike dhe shpesh drejtohen tek Ndihma e parë”, tha dr. Nedelkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button