Sulm ndaj 12 shkollave të vajzave në Pakistan

Në rajonin Gilgit Baltistan të Pakistanit janë sulmuar 12 shkolla të vajzave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë burimet policore, persona të panjohur në rajonet Çilas dhe Diamer të Gilgit Baltistanit mbrëmë kanë kryer sulme ndaj 12 shkollave.

Sulmuesit kanë dëmtuar godinat e shkollave dhe pajisjet arsimore ndërsa u kanë vënë zjarrin disa shkollave. Ndërkaq në dy shkolla kanë ndodhur shpërthime të vogla.

Sipas qeverisë së provincës Gilgit Baltistan thuhet se disa godina shkollore që u sulmuan ishin në proces të ndërtimit apo të rinovimit. Zyrtarët njoftojnë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i shkollave dhe se ato do të nisin procesin mësimor duke i rritur masat e sigurisë.

Në rajonet veriore, ku pjesëmarrja dhe cilësia e arsimit është më i ulëti në vend, shkollat e vajzave shpesh janë cak i sulmeve.

Në Gilgit Baltistan dhe në zonat fisnore të administruara federale, gjatë 10 viteve të fundit janë sulmuar 1.500 shkolla. Kundër këtyre sulmeve kanë protestuar qytetarët gjatë viteve 2004 dhe 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button