Panik në Spanjë, momenti kur peshkaqeni afrohet pranë bregut (VIDEO)

Turistët janë përfshirë nga paniku sapo kanë parë që një peshkaqen ka mbërritur fare pranë bregut, fare pranë hapësirës ku notojnë fëmijët, shkruan Top Channel.

Peshkaqeni, 3 metra i gjatë, u shfaq krejt papritur në Cala Domingos, një plazh me rërë, tepër i frekuentuar nga turistët që frekuentojnë Majorkan.

Sapo është njoftuar, policia ka mbyllur atë zonë të plazhit duke mos lejuar asnjë plazhist që të hynte në ujë.

Më pas ato kanë ndërhyrë për të larguar peshkaqenin nga bregu për të qetësuar plazhistët që të vijojnë normalisht pushimet, duke e nxjerrë nga uji peshkun grabitqar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button