Trajkovski: Kemi plane për të rritur fondin për ndërtimin e e banesave në Shkup

Planifikojmë ta rrisim fondin e ndërtimit të banesave të Shoqërisë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, selektojmë lokacione për objekte komerciale në të cilat do të punohet me përfshirjen e sektorit privat si partner, thotë në një intervistë për MIA-n Kristijan Trajkovski, drejtor i SHAEHBA.

Me partneritet publik privat dhe në bashkëpunim me komunat thekson, planifikojmë të bëjmë hiper produksion. Një prej projekteve të planifikuara është për pjesën e cila është e urbanizuar në shtrirje drejt kazermës Ilinden, e cila,. sqaron, me vendim të Qeverisë do ta marrin në kuadër të programit tonë vjetor për ndërtim. Atje do të mund të ketë kompleks afarist me njësi banesore. Gjithashtu edhe tek parkingu tek Holidej In me Planin urbanistik të dejatuar (PUD) janë paraparë tre ndërtesa 60-katëshe për të cilat mendoj se janë lokacion ideal për qendër bashkëkohore të biznesit, që i duhet Shkupit, thekson Trajkovski.

Përveç largimit të problemeve për ndërtimin e ndërtesës në rr. “Bukureshka” në komunën e Karposhit, për të cilin ka leje për ndërtim, SHA përgatitet edhe për ndërtimin e edhe tre lokacioneve, dy në komunën e Aerodromit dhe një në bulevardin jugor në Komunën Qendër, në shtrirjen drejt Kisela Vodës.

“Nga dy lokacionet në Aerodrom, për njërin tani më kemi leje, ndërsa për tjetrën jemi në procedurë të marrjes së lejes për ndërtim. Për lokacionin e tretë të planifikuar në Bulevardin jugor në Komunën Qendrës në shtrirje drejt Ksela Vodës jemi në fazë të riprojektimit dhe kur do të jetë gati projekti do të inkuadrohet drejt marrjes së lejes për ndërtim. Në Aerodrom janë dy ndërtesa të vogla, ndërsa ajo në Bulevardin jugor është dukshëm më e madhe prej mbi 10.000 metra katror. Punojmë në shumë lokacione në Komunën Qendër veçanërisht në pjesën e planifikimit urbanistik, por për shkak të moratoriumit që është në fuqi në Komunën Qendër, ende nuk kemi ndonjë ide të qartë si do të zhvillohet tërë procesi”, thotë Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button