Suedia do të blejë raketa amerikane Patriot

Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur se do të blejë sistemin raketor Patriot për mbrojtje kundër-raketore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria në një njoftim tha se i ka dhënë autorizim ushtrisë që të blejë katër njësi Patriot për shkrepjen e një numri të pacaktuar të raketave. Dërgesa e parë pritet në vitin 2020. Detajet financiare si dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, nuk zbulohen.

Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, shprehu shqetësim për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajonin e Detit Baltik gjatë viteve të fundit. Rusia në këtë rajon ka rritur aktivitetet ushtarake, ku në vitin 2014 aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Sipas mediave, sistemi suedez i mbrojtjes nuk është në gjendje të rrëzojë raketa balistike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button