Paris, hiqen “drynat e dashurisë” nga ura afër Notre-Damit

Administrata e qytetit të Parisit, ka hequr drynat e dashurisë, të vendosur tek ura e famshme e artit, “Pont des Arts”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drynat e vendosur tek ura për këmbësorë e cila ndodhet shumë pranë katedrales Notre-Dame, u hoqën nga punëtorët e administratës së qytetit.

Autoritetet e Parisit, ndërmorrën një vendim të tillë nga frika se drynat mund të shkaktojnë dëm, pasi në parmakët mbi urë, nuk ka patur vend të lirë.

Ura, e cila tërheq vëmëndjen e vizitorëve, njëjtë sikur edhe Kulla e Eiffelit, ka një vlerë të veçantë për të dashuruarit dhe çiftet e posa martuara, për të cilët organizohen turne të veçanta.

Vizitorët shkruajnë emrat e tyre në dryna tashmë të varur në urë, ose vendosin një dry të ri, ndërsa çelësin e hedhin në lumin Sena. Ata besojnë se dashuria e tyre do të qëndrojë e mbyllur fort përgjithmonë, veprim të cilin e dokumentojë me një foto çasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button