fbpx

Justin do të martohet, por Selena nuk mund të rrinte pa i shkruar një letër të fundit

Historia e Justin Bieber dhe Selena Gomez është një ndër historitë e dashurisë më të diskutura të botës së showbiz-it. Pas disa ndarjesh erdhi edhe ajo përfundimtarja, që thuhej se ishte për shkak të nënës së Selena-s, e cila nuk e pëlqente aspak Justin, shkruan Class. Pak kohë pas ndarjes nga Selena, Justin filloi të dilte publikisht me ish të dashurën e tij, Hailey Baldwin. Jo vetëm kaq, por ata po planifikojnë të martohen shumë shpejt.

Dhe Selena nuk e përjetoi shumë mirë këtë lajm fillimisht. Nuk është gjë e bukur të dëgjosh që personi me të cilin ke pasur një lidhje të gjatë vendos të martohet pak kohë pasi është ndarë nga ty, apo jo? Epo Selena është treguar shumë pozitive dhe i ka shkruar një letër të fundit Justin-it për ta uruar për fejesën, duke i dëshiruar më të mirat dhe duke e mbyllur përfundimisht historinë e tyre. Burime të afërta me këngëtaren kanë thënë për Star Magazine, se ajo e quan të mbyllur këtë kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj dhe dëshiron më të mirën për Justin, por është koha që ajo të vazhdojë jetën e saj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close