Lars Steinke thotë se ai që u përpoq të vret Hitlerin është një tradhtar

Njëri prej anëtarëve kryesor të Partisë së ekstremit të djathtë e ka quajtur njeriun që u përpoq të vras Hitlerin “një tradhtar” shkruan Dailystar, përcjell Arbresh.info.

Lars Steinke, udhëheqës i Partisë Alternative gjermane (AfD) e quajti Claus Von Stauffnberg “armik të popullit”, sipas faqes gjermane të lajmeve Welt.

Duke folur për Dailystar ai tha: “Do të doja të bëja të qartë edhe një herë se unë vlerësoj vetëm veprimet  e Stauffenberg dhe jo veprimet e Hitlerit.”

“Nuk e shoh se një përpjekje e suksesshme e vrasjes do të kishte ndihmuar gjermanët. Më duket se Stauffenberg donte të fitonte një pozitë më të mirë pas luftës.”

“Dhe dikush që dëshiron të fitojë një avantazh në kurriz të ushtarëve dhe civilëve të tyre është një tradhtar për mua”.

Stauffenberg ishte një oficer i ushtrisë gjermane, i ekzekutuar nga nazistët për rolin e tij në një komplot të dështuar për të vrarë Hitlerin në vitin 1944.

Gjermania shënon përvjetorin e komplotit çdo vit më 20 korrik, duke përkujtuar ata që vdiqën dhe festonin rënien e nazizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

AfD është përballur me akuza të përsëritura të racizmit, antisemitizmit dhe neo-nazizmit dhe ka forcuar lidhjet e saj me grupet e tjera të ekstremit të djathtë në vitet e fundit.

Kancelarja Angela Merkel është përballur me shumë sfida nga AfD pasi ata u bënë partia e tretë më e madhe në parlamentin gjerman në 2017.

Në janar 2017, themeluesi i AfD Bjorn Hocke u kritikua gjerësisht për vërejtjet e tij mbi memorialin e Holokaustit në Berlin.

Ai tha: “Ne gjermanët jemi të vetmit njerëz në botë që kanë mbjellë një përkujtim të turpit në zemër të kryeqytetit të tyre”.

Pavarësisht mosnjohjes nga anëtarët e lartë të partisë, Hocke ende nuk është përjashtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button