Për pak javë në treg ilaçi i parë për migrenën

Pas 20 vitesh, një ilaç i ri për migrenën pritet të dalë në treg brenda pak javësh, pasi zyrtarët evropian të shëndetit i dhanë licencën dje kompanisë.

Erenumab –merret me injektim çdo muaj – thuhet se do të parandalojë sulmet e migrenës tek njerëzit, me pak opsione të tjera trajtimit.

Ky ilaç u ka marrë shkencëtarëve britanikë 3 dekada për ta prodhuar. Ajo është aprovuar edhe nga zyrtarët amerikanë të shëndetit për t’u përdorur në SHBA.

Ndërsa Komisioni Evropian ka dhënë leje për t’u dhënë me rekomandim të paktën 4 ditë në muaj te pacientët që vuajnë nga migrena. Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena, dhimbjet e kokës, të përzierat, marramendja etj.

Por deri tani nuk ka pasur ndonjë trajtim specifik për këtë problem shëndetësor, ku pacientët merrnin vetëm disa ilaçe për lehtësimin e përkohshëm të dhimbjeve.

Ilaçi është krijuar nga profesor Peter Goadsby, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, i cili ka hequr dorë nga të drejtat e tij intelektuale për pronësinë e ilaçit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button