Izraeli arreston edhe një gazetar palestinez

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar një gazetar palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë, Muhamed Enver Mona, gazetar i agjencisë së lajmeve “Quds Press”, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Zavata pranë qytetit të Nablusit.

Banorët e fshatit kanë reaguar ndaj arrestimit të Monas, mirëpo hasën në sulm nga ushtria izraelite me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Nga ana tjetër, ushtria njoftoi të ketë arrestuar nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor me pretendimin se “kanë qenë të përfshirë në incidente terroriste”.

Të hënën forcat izraelite në Bregun Perëndimor arrestuan katër gazetarë freelance të televizionit “Al-Quds”.

Sipas burimeve lokale, në burgjet izraelite ndodhen mbi 20 gazetarë palestinezë.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar, duke arrestuar palestinezë me akuza të ndryshme.

Sipas të dhënave të Komitetit të të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden afër gjashtë mijë palestinezë, prej të cilëve 513 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button