Australi, kanguri hyn në një shtëpi dhe shkakton panikë

Anëtarët e një familjeje në Australi u zgjuan nga një zhurmë e madhe pasi në shtëpinë e tyre po shëtiste një kangur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, pasi ka thyer dritaren kanguri ka hyrë në një shtëpi në rajonin Deer Park të qytetit Melbourne dhe me këtë rast ka shkaktuar panikë te anëtarët e familjes.

Pronari i shtëpisë, Mafi Ahokavo tha se më parë nuk ka parë asnjëherë një kangur por që kur është zgjuar ka parë që në shtëpinë e tij vraponte me panikë një kangur.

Manfred Zabinskas nga organizata për mbrojtjen e jetës së kafshëve të egra, “Wildlife Victoria”, i cili u thirr në shtëpi pas rastit në fjalë, tha se kanguri është mbyllur në banjo pasiqë ishte lodhur. Zabinskas thekson se kanguri është larguar nga shëpia pasi i është dhënë qetësues.

Zabinska thotë se kanguri, i cili kishte pësuar disa lëndime, është marrë në trajtim në strehimoren “Wildlife Victoria”. Ai thotë se raste të tilla po ndodhin më shumë për shkak të zgjerimit të qyteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button