fbpx

Gjermani, aeroporti i Mynihut anulon 200 fluturime

Në aeroportin e Mynihut në Gjermani sot janë anuluar rreth 200 fluturime, ndërsa dy terminale u evakuuan plotësisht nga aeroporti, pasiqë një grua e paidentifikuar kaloi zonën e kontrollit të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se gruaja ka kaluar zonën e terminalit 2 dhe pastaj u zhduk. Lidhur me këtë kanë filluar hetime disa orëshe ndërsa policia nuk konsideronte se gruaja paraqet “rrezik ekstrem”.

Mijëra pasagjerë u evakuuan ndërsa vonesa kanë pësuar 60 fluturime.

Pas hetimeve disa orëshe, terminalet u rihapën duke krijuar radhë të gjata.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close